Soni Malaj: Dhe pushimet mbaruan (FOTO)


Soni Malaj: Dhe pushimet mbaruan (FOTO)

Dy vite më parë, jeta e këngëtares Soni Malaj ndryshoi. Ajo u njoh me Mirkon, balerinin që e shoqëronte në vallëzimet e “Dancing With The Stars”, u dashurua, u fejua, u martua dhe u largua bashkë me të në një shtet tjetër.
Ata vendosën të nisin një jetë të re në Spanjë. Gjatë qëndrimit atje, Soni u shkëput nga aktiviteti i saj muzikor (ndonëse jo plotësisht, ka sjellë klipe të reja) dhe u përqendrua tek familja, sepse shpejt ata u bënë prindër. Këngëtarja solli në jetë vogëlushen Ana, kujdesit për të cilën iu përkushtua plotësisht.
Tani, këngëtarja është rikthyer në atdhe, për tu angazhuar në një prej produksioneve më të mëdha në televizionet shqiptare. “X Factor Albania” do të nisë edicionin e tij të dytë, ndërsa në panelin e anëtarëve të jurisë do të shohim edhe Sonin.
“Dhe pushimet mbaruan, fillojmë sezonin me surpriza”, ka shënuar këngëtarja në faqen e saj në rrjetin social Facebook, duke lajmëruar kështu kthimin e saj.
Veç Sonit, mësohet ndërkohë se në jurinë e audicioneve të para të “X Factor” që janë bërë në Tiranë kanë qenë edhe Tuna, Pandi Laço e Bojken Lako. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo do të jetë juria përfundimtare e këtij konkursi talentesh.