Emina Çunmulaj: Si u njoha me miliarderin amerikan


Është shumë e gjatë dhe ka një finesë që rrallë e sheh. E gjejmë në mesin e konkurrentëve të “Miss&Mister Albania” dhe ajo dallon midis tyre, jo vetëm nga gjatësia apo hijeshia. Emina Çunmulaj ka fituar (ose ndoshta e ka të lindur) sjelljen e një supermodele. Kur komunikon me të zbulon se ajo është një vajzë e thjeshtë, e çiltër dhe e dashur. Thotë se është krenare për origjinën e saj, të cilën nuk e ka fshehur kurrë, përkundrazi, e përshkruan Shqipërinë si një nga vendet më të bukura të botës. E ftuara e nderit në spektaklin e bukurisë “Miss & Mister Albania”, që këto ditë do të transmetohet në “TV Klan” dhe që mban firmën e Vera Grabockës, do të japë verdiktin e saj për të zgjedhur vajzën dhe djalin më të bukur të vendit tonë.

Ke mbërritur pak orë më parë në aeroportin e Tiranës... Kush të priti?

Erdhi më mori Fadil Berisha në aeroport, me të cilin jemi edhe miq shumë të ngushtë.

Si të duket Shqipëria, Tirana?

Kisha gati dy vjet pa ardhur. Më pëlqen shumë Shqipëria, dhe Tirana për mua është një qytet i veçantë e i bukur. Është plot me njerëz të rinj në moshë. Është një shtet me energji, që ka dëshirë të bëjë gjëra. Për arsye pune në Shqipëri vij rrallë, kurse në Mal të Zi shkoj më shpesh.

Ku jeton familja jote?

Familja ime jeton në Mal të Zi. Prindërit e mi janë me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, më saktësisht nga rrethinat e Tuzit.

Ti, ku ke lindur? Si je larguar nga vendlindja?

Unë në fakt kam lindur në Amerikë. Kur isha pesë vjeçe, bashkë me familjen u kthyem nga Amerika në Mal të Zi. Babai donte që të rriteshim në vendlindje, me kulturën shqiptare dhe të shkonim në shkolla të gjuhës shqipe. Pastaj në moshën 15-vjeçare u regjistrova në konkursin “Elite Model Look”, ku përfaqësova ish-Jugosllavinë dhe fitova çmimin e parë. Kështu nënshkrova edhe kontratën për agjencinë e modës “Elite”.

Përgjatë këtyre viteve në pasarela, njerëzit përreth e dinin origjinën tënde? Kur i tregoje për Shqipërinë, të shihnin çuditshëm?

Gjithmonë shfaqin kuriozitet, sepse nuk kanë takuar herë tjetër një modele shqiptare. Më pyesin mbi Shqipërinë si shtet, si është situata apo gjendja në të. Dhe unë gjithë kohës kam thënë se është një prej bregdeteve më të bukura në botë. U sugjeroj që të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.

Modele të tjera shqiptare ka pak?

Nuk ka shumë. Në përgjithësi modelet që bëjnë “high fashion”, domethënë që janë pjesë e pasarelave dhe revistave të mirënjohura si “Vogue”, “Elle” e “Marie Clarie” fatkeqësisht nuk ka. Por shpresoj që në të ardhmen, me agjencinë “Emina Models” të gjejmë Eminën e dytë.

Domethënë ke hapur një agjenci tënden?

Po, kam hapur një agjenci që vepron në Amerikë, por është një agjenci që krijon kontakte me vajza nga e gjithë bota, dhe u krijon mundësi vajzave që të lidhen me agjenci të njohura në New York, në Francë, në Londër, në Gjermani etj.

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojë një vajzë për t’u bërë pjesë e agjencisë tënde?

Duhet të jetë një vajzë e thjeshtë sikur kam qenë unë në moshën 15-16 vjeçare, e gjatë, me një fizik të mirë, dhe sigurisht një sjellje të mirë.

Ka rëndësi dhe sjellja domethënë?

Sjellja është kryesorja. Nëse një vajzë, bën qoftë edhe një gabim në sjellje, unë do ta ktheja mbrapsht, do ta përjashtoja.

Cili mund të jetë një gabim që do ta pezullonte?

Për shembull, nëse vajza nuk ka mbushur moshën 18-vjeçare nuk duhet të shkojë në club. Nëse do e bënte një veprim të tillë nuk do e falja.

Si po ndihesh në mesin e Miss-ave shqiptarë? Si po të duken?

Janë fantastikë, janë të gjithë shumë të bukur. Besoj se konkurrenca do të jetë shumë e fortë.

Ia ke vënë syrin dikujt?

Ua kam vënë syrin disave (qesh). Mund të them që vërtet konkurrenca është e fortë dhe nuk e di se kush do të mund të fitojë. Të shohim.

Si është një ditë e jotja në Amerikë?

Nëse kam punë zgjohem që në orën 6 të mëngjesit dhe ora shtatë më gjen jashtë shtëpisë. Deri pasdite punoj dhe koha më kalon në studio duke bërë foto ose me xhirime. Pjesa që tepron është vetëm relaks. Nëse është një ditë pa punë, sërish zgjohem që në shtatë dhe shkoj në palestër, joga, dhe takohem me shoqërinë për të ngrënë diçka.

Këtu në Shqipëri na kanë ardhur thashetheme që ti ke një lidhje me një djalë shumë të pasur. Është e vërtetë?

(qesh) O Zot! Pyetje vërtet e lezetshme... Jam e lidhur me një djalë që i përket zemrës sime.

Çfarë pune bën ky djali?

(qesh) Është një biznesmen.

Është pjesë e botës së spektaklit, të modeleve?

Jo, është pjesë e botës së hoteleve (qesh). Është pronar i disa hoteleve.

Do na tregosh si je njohur me të?

Jemi njohur para tri vitesh gjatë pushimeve të Vitit të Ri, në një ishull të vogël turistik të Caribian, që është koloni franceze. Një vend shumë i bukur.

Ai është i gjatë si ty?

Është edhe më i gjatë se unë (qesh).

Kemi parë një foto tënden, ku je në shoqëri edhe të David Beckham. Jeni miq?

Është mik me të dashurin tim.

Do martoheni?

Nuk e di (qesh).

Nuk keni folur fare për këtë pjesë?

(qesh) Jam shumë e kënaqur me lidhjen që kam kështu siç është. Nuk dua të prish atë që kam. Kështu që, kur njeriu është i kënaqur me aq sa ka, përse të kërkojë më shumë?!




 
Is very long and has a subtlety rarely sees. We find among the competitors of "Miss & Mister Albania" and it distinguishes between them, not only on the length or grace. Emina Cunmulaj won (or probably born) behavior of a supermodel. When communicating with reveals that she is a simple girl, sincere and loving. Says it is proud of its origin, which never has hidden, by contrast, describes Albania as one of the most beautiful places in the world. The guest of honor at the spectacle of beauty "Miss & Mister Albania", which these days will be broadcast on "TV Klan" and that holds Vera signature Grabockes, will give its verdict to choose the girl and boy beautiful our country.
You arrived a few hours earlier at the Tirana airport ...
Who received?
Came took Fadil Berisha at the airport, which are also very close friends.
As appears Albania, Tirana?
I had almost two years without income. I love Albania and Tirana to me is a unique and beautiful city. It is full of young people. Power is a state that is willing to do things.
For work in Albania come rarely, and in Montenegro go more often.
Where does your family live?
My family lives in Montenegro.
My parents are of Albanian origin from Montenegro, more precisely Tuzi surroundings.
You, where were you born?
As you leave the homeland?
In fact, I was born in America. When I was five years old, together with his family returned from America in Montenegro. The father wanted to rriteshim home, the culture and go to English language schools. Then at the age of 15 enrolled in the competition "Elite Model Look" where përfaqësova former Yugoslavia and won first prize.
So I signed the contract for the fashion agency "Elite".
During these years in footbridges, people around know your origin?
When the show for Albania, to see strange?
Always show curiosity, because they did not meet again an Albanian models. Ask me about Albania as a country, as is the situation or condition. And I do all the time I said that is one of the world's most beautiful coastal.
I suggest you come to Korea to spend summer vacation.
Other models Albanian bit?
No more. In general, patterns that make "high fashion", ie, that are part of the footbridges and well-known magazines such as "Vogue", "Elle" and "Marie Clarie" unfortunately has not.
But I hope that in the future, the agency "Emina Models" find Eminen second.
That you open an agency yours?
Yes, I have opened an agency operating in America, but it is an agency that creates contacts with girls from all over the world, and creates opportunities for girls to relate to recognized agencies in New York, France, London, Germany etc.
.
What are the conditions to be met by a girl to become part of your agency?
It should be a simple girl like I've been in the age of 15-16 years old, tall, with a good physical, and certainly a good behavior.
It is important and that is behavior?
Attitude is the key.
If a girl makes even one mistake in conversation, I will turn my back, I will exclude.
What could be a mistake that would suspend?
For example, if the girl has not reached the age of 18 should not go to the club.
If they make such a move would not pardon.
How are you feeling among Miss Albanian ave?
How's it look?
Are fantastic, they are all very nice.
I believe that the competition will be very strong.
Hast put someone's eye?
I have put some eye (laughs). I can say that the competition is really strong and I do not know who could win.
Look.
How is yours day in America?
If I get up to work at 6 in the morning and seven o'clock finds me outside. By afternoon work and spends time in the studio doing photo or footage. That remains is just relax.
If it is a day off work, get up again at seven and go to the gym, yoga, and meet with friends to eat something.
Here in Bangladesh we have been rumors that you have a link to a very rich guy.
Is it true?
(Laughs) Oh God! Question really cool ...
I connected with a guy that belongs to my heart.
What does this guy work?
(Laughs) It's a businessman.
It is part of the world of the show, the models?
No, it is part of the hotel world (laughs).
Is the owner of several hotels.
Do tell us how you are familiar with?
We recognized three years ago during the New Year's holiday in a small resort island Caribian, which is French colony.
A very beautiful place.
He is as tall as you?
It's even longer than me (laughs).
We have seen a photo of yours, where you are in society even David Beckham.
Are you friends?
Is friends with my boyfriend.
Will you marry?
I do not know (laughs).
Have not talked at all about this part?
(Laughs) I am very pleased with the relationship that I have so it is. I do not want to ruin what I have. So, when one is satisfied with enough, why ask for more?!