Si duket kënga e re e Getit?





Vetëm edhe një ditë ka mbetur para lansimit të këngës së shumëpritur të një prej reperëve më të mirë shqiptar, liderit të BabaStars, Getit, ndërsa Telegrafi tashmë e ka dëgjuar këngën dhe mund të zbulojë detajet për fansat.
 Kënga e titulluar “n’Prishtinë” e cila do të publikohet të hënën në mbrëmje bashk me videoklipin e punuar nga ThinkCreative do të jetë pa kurrfarë dyshimi hiti më i madh i vjeshtës dhe dimrit që po vjen.
Projekti i radhës i Getit është një këngë dedikuar diskotekave dhe argëtimin e njerëzve, duke e bërë me anë të fabulës së pasqyrimit të jetës reale në Prishtinë, pa anashkaluar as ironinë.
“Ata që e dinë, ata që s’e dinë
krejt qa bohet në Prishtinë, mbet në Prishtinë
Ata që e dinë, ata që s’e dinë
krejt senet shkojnë e vinë, kthehen n’Prishtinë”, është refreni i këngës, me pjesë tjera ku përmenden narkotikët, si pjesë e cila nuk mund të anashkalohet nga reperët.
Në fakt ajo që bie në sy është reptura në fillim të këngës. Vokali i fuqishëm i shoqëruar nga teksti që flet me rrima në vargje të shkurta për lokalet, jetën në Prishtinë, varfërinë, fenomenet negative dhe shoqërinë në përgjithësi, vetëm sa e bëjnë këtë këngë tejet të fuqishme dhe të bukur për t’u dëgjuar.
Po të ishte lansuar kjo këngë verës, do të ishte shndërruar në hit të verës, por se pse Geti ka vendosur ta shtyjë aq shumë lansimin e këngës së tij të re, mbetet të shihen efektet në javët në vijim.