Gjyste Vulaj dyshohet se është shtatzënë!!
Mund të thuhet se është ndër këngëtaret më të angazhuara për momentin në diasporën shqiptare, e kjo falë vokalit të saj dhe paraqitjeve “live”, por edhe sensualiteti i këngëtares bën që organizatorët ta ftojnë gjithmonë atë, pasi arrin të mbushë sallat e koncerteve
Gjystja është e martuar ka edhe një vajzë, por kjo nuk e pengon që të paraqitet në mënyrë provokative! Kur është kritikuar ndonjëherë për paraqitjet, ajo gjithmonë ka reaguar duke marrë shembull disa kolege të saja, të cilat me po aq vite sa ka Gjystja, vishen në mënyrë shumë provokative. Me një fjalë mund të themi se Gjystja po luan mirë biznesin e saj pasi ka fituar shumë nga kjo punë, ndërsa së bashku me bashkëshortin Sokolin menaxhojnë disa lokale në Mal të Zi e Gjermani, dhe kjo nuk është pak për të. Albumi i fundit me titull “Je 1-sh” është pritur mirë nga fansat, ndërkohë ajo vazhdon turin e koncerteve nëpër shtetet europiane. Faqja e fansave të saj në facebook është përplot me data të prenotuara për koncerte deri në fund të vitit, por ajo që na bëri kureshtarëishin linjat e këngëtares në fotot e fundit në këtë faqe. Nëse shihen mirë fotot e realizuara së fundi në koncerte, vërehet mirë barku i fryrë i Gjystes! Për të mësuar më shumë nëse bëhet fjalë për ndonjë shtatzani të rradhës, ne biseduam me disa të afërm të saj të cilët mohuan një gjë të tillë.
“Gjystja nuk është shtatzanë dhe as që dëshiron ndonjë fëmijë tjetër për momentin”, thekson një burim i “Panorama plus” në kushte anonimiteti.Por edhe sikur të ndodh një gjë e tillë është koha, pasi vajza e saj Rozana ka filluar të shkojë në shkollë dhe ka nevojë për ndonjë vëlla apo motër.